E hënë, 2 Dhjetor, 2024

Gjysmëfinalja Milan-Inter, derbi që po vendos rekorde në Champions League

Gjysmëfinalja e dytë e Champions League do të luhet mbrëmjen e sotme me protagonist Milanin dhe Interin. Derbi italian që po pritet me shumë emocione nga fansat në mbarë botën do të vendosë dhe rekorde për arkëtimet nga biletat.

Të ardhurat për dy ndeshjet, i kanë mundësuar të dyja klubet që të grumbullojnë shifra historike. Si Milani, që pret ndeshjen e parë, ashtu edhe Interi, që do të presë ndeshjen e kthimit më 16 Maj, kanë fituar secili mbi 10 milionë euro nga shitja e biletave.

Fitimet i shtohen arkëtimeve me përfitim për sfidat çerekfinale, që do të lehtësojnë klubet në mbylljen e bilanceve sezonale. Ekipi që do të arrijë të sigurojë kualifikimin në finalen e Stambollit, do të përfitojë gjithashtu edhe 23.5 milionë të tjera./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit