E premte, 20 Shtator, 2024

Kiara dhe Luizi u bëjnë fansave ‘dhuratën’ e parë, postojnë foton e parë dhe japin një mesazh

Ajo që prisnin të gjithë fansat e tyre sapo ndodhi. Kiara Tito dhe Luiz Ejlli kanë postuar foton e parë bashkë pas përfundimit të Big Brother Vip Albania, duke treguar se janë bashkë.

Ka qenë moderatorja ajo që ka ndarë një selfie nga shtëpia e tyre duke lënë edhe një mesazh për ndjekësit që i kanë mbështetur gjatë gjithë kësaj kohe.

“LuKi, faleminderit për mbështetjen”, ka shkruar Kiara krahas postimit, ku duken të dy shumë të lumtur krah njëri-tjetrit.

Luizi dhe Kiara dolën çift nga formati i BBV, ku historia e tyre kishte shumë uljke dhe ngritje por në fund u korëzuan me dasmë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit