E enjte, 28 Nëntor, 2024

Lufta në Ukrainë/ Britania ndjek hapat e Francës, gati të shpallë grupin privat rus “Wagner” si organizatë terroriste

Qeveria britanike është gati të shpallë grupin privat rus Wagner si organizatë terroriste. Wagner do jetë pjesë e listës së bashku me Al-Kaedën dhe Shtetin Islamik.

Mediat britanike shkruajnë se vendimi është shumë afër dhe se pritet të zyrtarizohet në javët në vijim. Dje 331 deputetët francezë votuan një rezolutë që i kërkon BE të përfshijë grupin Wagner në listën e organizatave terroriste.

Wagner me udhëheqës Yevgeny Prigozhin ka marrë përsipër të ashtuquajturin ‘operacion ushtarak’ për të pushtuar Ukrainën që prej fillimit të luftës në shkurt të vitit 2022.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit