E hënë, 2 Dhjetor, 2024

Merr flakë automjeti në lëvizje, shpëton për mrekulli shoferja 42-vjeçare

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në lagjen “Luigj Gurakuqi” në Elbasan. Mësohet se flakët kanë nisur teksa ka qenë në lëvizje dhe po drejtohej nga një 42-vjeçare.

Shoferja ka shpëtuar pë mrekulli dhe vetëm mjeti ka pësuar dëme materiale. Dyshimet janë se shkak për përhapjen e flakëve është bërë një defekt teknik.

“Rreth orës 17:00, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, Elbasan, ka marrë flakë gjatë kohës që ka qenë në lëvizje, automjeti tip “Ford”, me drejtuese shtetasen D. P., 42 vjeçe.

Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në automjet. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit”, sqaron policia./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit