E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

“Të dashuruarit do jenë të përkujdesur”, mësoni cilat janë shenjat me fat për ditën e sotme

DASHI- Vërtet do keni shumë dëshira sot dhe me mendjen tuaj do bëni plane, por ato nuk do mund t’iu realizohen. Për ju të dashuruarit Neptuni do pozicionohet keq dhe ka rrezik të bëheni xheloze edhe pa shkak ndaj atij që keni në krah.

DEMI- Shumicën e kohës do jeni me nerva sot dhe nuk do dini të flisni qetësisht. Duke ulëritur gjithë kohës do futeni nëpër probleme. Mjedisi yjor për ju të dashuruarit ka rrezik t’ua ndërlikojë disi jetën.

BINJAKËT- Pavarësisht kundërshtive të shumta që do keni sot, ju sërish do ja dilni mbanë të realizoni ato që mendoni dhe do arrini të organizoheni. Për ju të dashuruarit klime do jetë e favorshme për dialog dhe mirëkuptim.

GAFORRJA- Gjatë kësaj dite mund të vini në pikëpyetje disa gjëra, por ama do keni edhe durimin për të folur me të gjithë e për të sqaruar gjithçka.

LUANI- Do jeni shumë kureshtarë gjatë kësaj dite dhe do jeni të etur për të provuar gjëra të reja. Çdo çast për ju do jetë plot ngjyra. Ju të dashuruarit do përjetonin pafund momente të lumtura.

VIRGJËRESHA- Gjatë kësaj dite, edhe falë mbështetjes së Hënës dhe Neptunit, do jeni shumë të arsyeshëm dhe do i bëni gjërat me radhë. Ju të dashuruarit do jeni tejet të përkujdesur ndaj partnerit tuaj.

PESHORJA- Ditë e vështirë dhe e mbushur me shumë sfida ka për të qenë kjo e sotmja. Jupiteri nuk do ju mbështesë, përkundrazi mund t’iu çojë në rrugë të gabuar.

AKREPI- Dielli do ua qartësojë shumë mendimet gjatë kësaj dite dhe do ndiheni gati për të marrë vendime të mëdha. E nesërmja do jetë edhe më e bukur për ju.

SHIGJETARI- Nuk do keni aspak konflikte me të tjerët sot dhe humori përgjithësisht do jetë goxha i qëndrueshëm. Nëse keni një lidhje, disa rreze dielli do e ngrohin ambientin e jetës tuaj.

BRICJAPI- Gjatë kësaj ditë do jeni të logjikshëm dhe të arsyeshëm. Do mendoni shumë për të ardhmen dhe nuk do nxitoheni. Ju të dashuruarit do jeni në humor të shkëlqyer dhe do e dashuroni si asnjëherë më parë atë që keni në krah.

UJORI- Nëse dini si të silleni sot me të tjerët çdo gjë ka për t’iu ecur për mrekulli. Tregohuni sa më të logjikshëm në çdo moment.

PESHQIT- Në mëngjes do ndiheni paksa nën presion, por me kalimin e kohës situata do normalizohet. Ju të dashuruarit do e forconi edhe më shumë bashkëpunimin me partnerin tuaj dhe do e keni më të lehtë t’i zgjidhni problemet që keni pasur./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit