E mërkurë, 4 Dhjetor, 2024

Thirrje kundër Kosovës në ndeshjen me Malin e Zi, kombëtarja serbe dënohet nga UEFA

Federata Europiane e Futbollit (UEFA) ka marrë vendimin për të dënuar kombëtaren serbe që të luajë një ndeshje kualifikuese për Kampionatin Europian 2024 me dyer të mbyllura.

Mësohet se dënimi ndaj Federatës së Futbollit të Serbisë u dha për shkak të thirrjeve diskriminuese nga tifozët serbë në duelin kundër Malit të Zi në Podgoricë.

Serbët hapën pankarta dhe brohoritën kundër Kosovës, teksa UEFA i ka dënuar edhe me gjobë.

“Gjobitet Federata e Futbollit e Serbisë me 50,000 €, urdhërohet që të luajë një ndeshje si pritëse me dyer të mbyllura dhe ndalohet Federata e Futbollit e Serbisë që t’u shesë bileta tifozëve të Serbisë për ndeshjen e radhës, për sjelljen diskriminuese të mbështetësve të saj”, thuhet në vendimin e Komisionit të Etikës dhe Disiplinës të UEFA-s“, sqaron UEFA në vendimin e saj./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit