Rita Ora ishte surpriza e madhe e Eurovizionit të këtij viti në natën e parë. Këngëtarja me origjinë shqiptare, performoi këngën e saj të re “Praise” dhe “ndezi” skenën e “M&S Bank Arena”.
Me një komplet me shkëlqim të zi, flokë të valëzuar dhe një trupë të madhe kërcimtarësh në skenë, ylli 32-vjeçar i popit mahniti spektatorët, pak para shpalljes së rezultateve për vendet që kishin kaluar në finalen e madhe të së shtunës.