E shtunë, 30 Nëntor, 2024

Aksident i rëndë/ “Opel”-i humbet drejtimin, humb jetën 60-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Sarandë-Borsh mëngjesin e sotëm, nga ku ka mbetur i vdekur një person dhe janë plagosur dy të tjerë.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se një mjet tip “Opel” ka humbur drejtimin duke dalë nga rruga, dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i tij, një 60-vjeçar me inicialet J.B..

Sakaq, të plagosurit janë pasagjerët e mjetit, shtetasit L. K., 44 vjeç dhe A. Z., 47 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, dhe po kryen veprimet e mëtejshme për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit