E premte, 20 Shtator, 2024

Do ketë reshje shiu, mësoni si parashikohet moti për këtë të enjte

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, reshje shiut me intensitet të ulët deri mesatar pritet të jenë prezente që në orët e para të mëngjesit fillimisht në veriperëndim e më pas në të gjithë vendin.
Hera-herës reshje në formën e shtëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa përgjatë pjesës bregdetare fiton shpejtësi deri 15m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2 deri 4 ballë.
Temperaturat parashikohen: në zonat malore 8 deri 15°C, në zonat e ulëta 9 deri 21°C dhe në zonat bregdetare 10 deri 20°C./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit