Policia greke ka zhvilluar një operacion kundër trafikut të lëndëve narkotike dhe ka sekuestruar 100 kilogramë kokainë.
Operacioni mësohet se është zhvilluar në qytetin e Selanikit, pas informacioneve të marra për këtë grup kriminal.
Sipas mediave vendase mësohet se përveç ngarkesës me drogë, me origjinë nga Amerika Latine, është sekuestruar edhe një shumë parash mbi 100 mijë euro.
Policia ka vënë pranga disa persona dhe mes tyre ka shtetas grekë dhe shqiptarë, të cilët akuzohen për pjesëmarrje në organizatë kriminale.
Sipas informacioneve mes protagonistëve dhe të arrestuarve është edhe një mjek grek 68-vjeçar./btvnews.al