Pas një hetimi prej më shumë se një viti, policia belge ka zbarkuar në një restorant, Antwerp Grill, në Jan Welterslaan, pas informacioneve se në ambientet e të cilit po zhvilloheshin aktivitete kriminale.
Mediat belge shkruajnë se ky restorant, me pronarë shqiptar, shërbente për shitje dhe konsum të kokainës, ndërsa thuhet se frekuentohej kryesisht nga shqiptarë, të lidhur me aktivitetin kriminal.
Menaxheri i lokalit, i identifikuar si Labinot L., dhe shoqëruesit e tij u bënë objekt i një hetimi të madh nga detektivi lokal i zonës së policisë së Antwerp. Kjo tregoi se grupi në këtë restorant drejtohej nga Ramiz B., i cili gjithashtu mbante kontakte të ngushta me José AM, një spanjoll nga Sint-Gillis-waas. A.M. është i dyshuari kryesor në dosje.
Ai kishte rrjetin e tij të bashkëpunëtorëve, duke përfshirë disa anëtarë të familjes, dhe përdorte punëtorë të korruptuar të portit për të importuar dhe nxjerrë drogë përmes portit të Antwerp-it,” tha prokurori.
Përveç kontrabandës së drogës, organizata ishte përfshirë edhe në pastrim parash, duke përfshirë blerjen dhe shitjen e makinave luksoze. Përveç kësaj, ka edhe përdorimin e pasaportave false dhe patenta.