Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pasditen e sotme. Mësohet se një 14-vjeçar duke drejtuar një automjet ka përplasur për vdekje një 63-vjeçar që lëvizte me motoçikletë.
Polica sqaron se i mituri është shoqëruar në ambientet e policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale bazuar procedurës standarte të punës dhe Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur.
NJOFTIMI I PLOTË
Rreth orës 15:30, në rrugën dytësore që lidh fshatin Manati me Barbullojë e Re, shtetasi i mitur P. M. 14 vjeç, duke drejtuar një automjet, ka aksidentuar shtetasin F. L. 63 vjeç, i cili po lëvizte me motoçikletë.
Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës.
I mituri është shoqëruar në ambientet e policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale bazuar procedurës standarte të punës dhe Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur.
Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./btvnews.al