Ai është demokrat i flaktë dhe së fundmi ka gjetur rastin të hedhë ca thumba për ata që ndërrojnë sipas interesave, siç thotë ai, preferencat e tyre.
Postimi i fundit i Stresit në rrjete sociale interpretohet nga publiku si një thumb për Luiz Ejllin, ish-konkurrentin e “BBV” që brenda shtëpisë shprehej mbështetës i Berishës.
Mirëpo, dalja e tij erdhi me një kurorëzim për shfaqje elektorale të Lali Euros, e më pas edhe mbështetja e Luizit për Benet Becin e PS në Shkodër.