E martë, 3 Dhjetor, 2024

Arrestimi i Belerit, Rrubullaku: Policia ka qenë e autorizuar nga prokurori i çështjes

Drejtori i Policisë Muhamet Rrumbullaku në një deklaratë për mediat teksa po fliste për problematikat e zgjedhje, u pyet lidhur me arrestimin e Fredi Belerit, kandidatit të “Bashkë Fitojmë” në Himarë.

Rrumbullaku tha se për këtë është i autorizuar prokurori i çështjes dhe se policia ka qenë e autorizuar për të kryer arrestimin.

Në lidhje me rastin, kemi pasur një deklaratë të dhënë nga drejtuesi i prokurorisë së Vlorës. Çështjet që lidhen me hetimin është në tagrin e prokurorit për të dhënë shpjegime të mëtejshme. Ju siguroj që të gjitha veprimet e policisë janë veprime të autorizuara nga prokuroi në kushtet e realizimit të një akti kriminal, për të cilin polica është e detyruar të ndërhyrë”, u shpreh ai./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit