Një makinë është djegur plotësisht në Tiranë teksa ishte duke lëvizur në trafik. Policia sqaron se shkak është bërë një defekt në mjet, që mund të kishte shkaktuar tragjedi.
Fatmirësisht dëmet janë vetëm materiale dhe shoferi që po ngiste këtë mjet ka dalë menjëherë dhe nuk është lënduar
NJOFTIMI I PLOTË:
Me datë 12.05.2023, rreth orës 16:35, në rrugën “Xhanfize Keko”, ka marrë flakë në lëvizje e sipër është djegur pjesërisht mjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin A. Xh., dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit./btvnews.al