E enjte, 12 Dhjetor, 2024

“Është koha juaj për të folur!”, Begaj mesazh qytetarëve: Hidheni votën tuaj me përgjegjësi

Presidenti i vendit Bajram Begaj i është drejtuar sot qytetarëve me një mesazh, kur na ndajnë vetëm pak orë nga nisja e heshtjes zgjedhore. Kreu i shtetit ka deklaruar se deri tani kanë qenë kandidatët që kanë folur duke shpalosur propozimet dhe platformat e tyre, ndërkohë që kjo është koha kur qytetarët duhet të flasin me votën e tyre.

MESAZHI I PLOTË I BEGAJT: 

Është mbyllur tashmë sipari i propozimeve që ju keni dëgjuar për disa javë gjatë fushatës elektorale. Të gjithë të angazhuarit në zgjedhje kanë folur si kanë dashur, kur kanë dashur dhe me intensitetin e paevitueshëm të propozimeve partiake.

 

 

Tani të gjithë duhet të heshtin, sepse ju do të flisni! Dhe kjo është thelbësorja, vota juaj! Zgjedhjet vendore ju japin mundësinë për të përmirësuar hapësirën e drejtpërdrejtë të jetesës.

Pikërisht përfaqësuesit që do të zgjidhni nesër, do të jenë përgjegjës për cilësinë e saj. Ata do kenë detyrimin e mirëmenaxhimit të burimeve vendore dhe për të krijuar nëpërmjet tyre mundësi të reja zhvillimi për projektet e së ardhmes për qeverisjen vendore.

Ndaj ju lutem hidheni votën tuaj me përgjegjësi, pa e anashkaluar këtë moment shumë të rëndësishëm për qytetet e komunitetet tona./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit