E hënë, 2 Dhjetor, 2024

LISTA e plotë e shkollave që do përdoren pë zgjedhje, Ministria e Arsimit: Mësoni ose zëvendësohet ose turn i dytë

Ministria e Arsimit dhe Sportit njofton se si do të vijojë procesi i mësimi në ato shkolla që ambientet e tyre do të përdoren dhe për procesin zgjedhor.

Ministria e Arsimit informon se në DRAP Lezhë nga 12 shkolla që do të jenë VNV (Vend i Numërimit të Votave), në asnjërën prej tyre nuk cenohet procesi mësimor.

Ndërsa në DRAP Korçë janë 7 shkolla VNV (Vend i Numërimit të Votave), ku në 4 prej tyre nuk cenohet procesi mësimor, në 3 të tjerat do të zhvillohet pasdite në shkolla të tjera afër tyre, ose do t’i zëvendësojnë më pas ditët e humbura.

Në DRAP Fier janë 10 shkolla VNV (Vend i Numërimit të Votave), në 5 shkolla prej tyre nuk cenohet procesi mësimor, ndërsa në 5 të tjerat do bëhet mësim pasdite në shkollë tjetër ose ditët do të zëvendësohen më pas.

Në DRAP Durrës janë 23 shkolla VNV (Vend i Numërimit të Votave), ku në 3 shkolla nuk cenohet procesi mësimor, ndërkohë që 20 të tjerat do ta zhvillojnë pasdite mësimin, në mjedise të shkollave pranë tyre.

Gjithsej janë 52 shkolla VNV (Vend i Numërimit të Votave), nga të cilat 24 shkolla nuk do ta cenojnë procesin mësimor dhe 28 shkolla të tjera do ta vazhdojnë mësimin pasdite në shkollat pranë tyre ose do t’i zëvendësojnë.

Maliq, Shkolla e Mesme e Bashkuar “Dhimitraq Gjata”, Rëmbec, përfundimi i procesit të numërimit 19.05.2023. Mësimi vijon në shkollën “Neim Sertani” Orman, turni i dytë.

Korçë-Pustec, Gjimnazi “Raqi Qirinxhi” palestra, përfundimi i procesit të numërimit më 18.05.2023. Nuk ndikon në procesin mësimor.

Korçë-Pustec, SHMB “Dy Dëshmorët”, përfundimi i procesit të numërimit më 15.05.2023. Procesi mësimor zhvillohet gjatë pasdites ora 12.00-16.00.

Elbasan, Shkolla 9-vjeçare “Jorgji Dilo”, përfundimi i procesit të numërimit më 16.05.2023. Procesi mësimor zhvillohet normalisht pasi numërimi i votave zhvillohet elektronikisht.

Përrenjas, Gjimnazi “Halit Bërzeshta”, përfundimi i procesit të numërimit më 16.05.2023. Procesi mësimor zhvillohet të shtunën dhe të dielën.

Belsh, Gjimnazi “Sami Frashëri” (Palestra) përfundimi i procesit të numërimit më 16.05.2023. Procesi mësimor do zhvillohet normalisht, pasi shkolla ka dy hyrje, të cilat nuk kanë lidhje me njëra tjetrën.

Cërrik, Palestra e Shkollës “Aleks Buda”, procesi mësimor do zhvillohet normalisht në këtë shkollë, pasi palestra ka hyrje të veçantë nga shkolla.

Malësi e Madhe, Palestra e Shkollës 9-Vjeçare “Abdyl Bajraktari”, Koplik. Përfundimi i procesit të numërimit më 17.05.2023, nuk cenon procesin mësimor.

Lezhë, Gjimnazi “Hydajet Lezha”, përfundimi i procesit të numërimit më 17.05.2023, nuk cënon procesin mësimor.

Lezhë, Shkolla 9-vjeçare “Besëlidhja”, përfundimi i procesit të numërimit më 17.05.2023 nuk cenon procesin mësimor.

Pukë, Fushë-Arrëz, Palestra e Shkollës së Mesme “Sabah Sinani”, Pukë, përfundimi i procesit të numërimit më 17.05.2023, nuk cenon procesin mësimor.

Pukë, Fushë-Arrëz, Palestra e shkollës 9-vjeçare “Pjetër Arbnori” Fushë Arrëz, përfundimi i procesit të numërimit më 17.05.2023, nuk cenon procesin mësimor.

Has, Palestra e Gjimnazit “Skënderbeu” Krumë, përfundimi i procesit të numërimit më 17.05.2023, nuk cenon procesin mësimor.

Vau Dejës, Palestra Shkolla Profesionale e Fermerëve “Ndre Mjeda” Bushat, (Palestra) përfundimi i procesit të numërimit më 17.05.2023, nuk cenon procesin mësimor.

Kukës, shkolla “Lidhja e Prizrenit” Kukës, përfundimi i procesit të numërimit më 17.05.2023, nuk cenon procesin mësimor.

Kurbin, Palestra e Gjimnazit “At’Shtjefën Gjeçovi” Laç, përfundimi i procesit të numërimit më 17.05.2023, nuk cenon procesin mësimor

Shkodër, Gjimnazi i Orientuar “Shejnaze Juka”, përfundimi i procesit të numërimit më 19.05.2023, nuk cenon procesin mësimor.

Shkodër, Shkolla 9-vjeçare “Xheladin Fishta”, përfundimi i procesit të numërimit më 19.05.2023 nuk cenon procesin mësimor.

Shkodër, Shkolla 9-vjeçare “Ismail Qemali”, palestra e universitetit që ndodhet në oborrin e shkollës, përfundimi i procesit të numërimit më 19.05.2023, nuk cenon procesin mësimor.

Fier, Shkolla e Mesme “Janaq Kilica”, përfundimi i procesit të numërimit më 19.5.2023, zëvendësohet me mësim pasdite në një godinë tjetër.

Fier, Shkolla e Mesme Profesionale “Petro Sota” përfundimi i procesit të numërimit më 19.5.2023, zëvendësohet me mësim pasdite në një godinë tjetër.

Fier, Shkolla Artistike “Jakov Xoxa” 18.5.2023 mësim pasdite në një godinë tjetër.

Mallakastër, Palestra e shkollës “Dervish Hekali” Ballsh, përfundimi i procesit të numërimit më 21.05.2023. Mësimi vazhdon rregullisht.

Lushnje Palestra e shkollës 9-vjeçare “Skënder Libohova”, përfundimi i procesit të numërimit më 18.05.2023. Mësimi vazhdon rregullisht.

Himarë 9-vjeçare “Ismail Qemali”, Vlorë, 1 ditë mësimi do zëvendësohet një ditë tjetër.

Himarë, Gjimnazi “Ali Demi”, Vlorë, 1 ditë mësimi do zëvendësohet një ditë tjetër.

Selenicë, shkolla “Eqerem Beqiri” (Palestër) përfundimi i procesit të numërimit më 18.05.2023. Mësimi vazhdon rregullisht.

Sarandë, Palestra “Bido Sejko”, procesi zgjat për 2 ditë mësimi vazhdon rregullisht.

Sarandë Palestra “Antonio Athanas”, procesi zgjat 4 ditë mësimi vazhdon rregullisht.
DRAP Durrës

SHIJAK, Gjimnazi “16 Shtatori” procesi i numërimit i pacaktuar, Mësimin e ditës së Hënë do ta zhvillojnë në shkollën 9-vjeçare “Muharrem Dollaku”.

RROGOZHINË, Shkolla e Mesme “Haxhi Qehaj” procesi i numërimit i pacaktuar, Do të zhvillohet mësimi rregullisht në shkollë sepse palestra ku do të zhvillohet procesi i numërimit ka hyrje të ndryshme nga shkolla dhe nuk pengohen asnjë nga proceset.

TIRANË, Gjimnazi “A.Z.Çajupi” procesi i numërimit i pacaktuar, Mësimi zhvillohet në shkollën “Luan Hajdaraga” dhe “Eqerem Cabej”.

TIRANË, Shkolla “Hasan Tahsin” procesi i numërimit i pacaktuar, Mësimi zhvillohet në shkollën “Siri Kodra”.

TIRANË, Shkolla “Qemal Stafa” procesi i numërimit i pacaktuar, Mësimi zhvillohet në shkollën “Qazim Turdiu”.

TIRANË, Shkolla “Vasil Shanto” procesi i numërimit i pacaktuar, Mësimi zhvillohet në shkollën “Dora Distrja” dhe “Pjetër Budi”.

TIRANË, Shkolla “Betim Muço” procesi i numërimit i pacaktuar, Mësimi zhvillohet në shkollën Lazgush Poradeci.

TIRANË, Shkolla “Gustav Mayer” procesi i numërimit i pacaktuar, Mësimi zhvillohet në shkollën Naim Frashëri.

TIRANË, Shkolla “Katund I Ri”, KASHAR procesi i numërimit i pacaktuar, Mësimi zhvillohet në shkollën “Sadik Stavaleci”.

TIRANË, Shkolla “1 Maji” procesi i numërimit i pacaktuar, Mësimi zhvillohet në shkollën. “Osman Myderizi” dhe “Mihal Grameno”.

TIRANË, Shkolla “Ahmet Gashi” procesi i numërimit i pacaktuar, Mësimi zhvillohet në shkollën “28 Nëntori”.

TIRANË, “Kushtrimi i Lirisë” procesi i numërimit i pacaktuar. Mësimi zhvillohet në shkollën “Marie Logoreci”.
KAMEZ, do të ketë Votim Elektronik më 14.05.2023.

Shkolla “Gramoz Palushi”, e zhvillon procesin mësimor pranë shkollës “Bajram Curri”, duke qenë se kjo e fundit është KZAZ, nxënësit do të zhvillojnë mësimin pranë shkollës “Dom Nikollë Kaçorri” në Paskuqan për një periudhë kohore prej 5 ditësh.

DURRËS, Shkolla “Jan Kukuzeli” procesi i numërimit i pacaktuar do të zhvillojë mësimin pas orës 13:00 në mjediset e shkollës “Bedrie Bebeziqi”.

DURRËS, Shkolla “Marie Kaçulini” dhe “Gjergj Kastrioti” procesi i numërimit i pacaktuar. do të vijojnë mësimin në godinën e tyre, duke bllokuar aksesin në oborrin e shkollës, kjo e konfirmuar me KZAZ.

DURRËS, Shkolla “Leonik Tomeo”, procesi i numërimit i pacaktuar. Do të zhvillojë mësimin pas orës 13:00 në mjediset e shkollës “E Re”

DURRËS, Shkolla “Benardina Qeraxhi” procesi i numërimit nuk dihet sa zgjat. Do të zhvillojë mësim pas orës 13:00 në shkollën “Nënë Tereza”.

Vora, Votim elektronik 14.05.2023, nuk cenon procesin mësimor.

TIRANË, SHKOLLA “Bajram Curri”, procesi i numërimit nuk dihet sa zgjat. Procesi mësimor zhvillohet në shkollën “Ramazan Jarani”,

TIRANË, Shkolla “E KUQE” procesi i numërimit nuk dihet sa zgjat. Mësimi bëhet në shkollën “Kico Blushi”,

TIRANË, shkolla “Emin Duraku”, procesi i numërimit nuk dihet sa zgjat. Mësimi bëhet në në shkollën “Edit Durham”,

TIRANË, shkolla “Musine Kokalari”, procesi i numërimit nuk dihet sa zgjat. Mësimi bëhet në shkollën “Shyqyri Peza”,

TIRANË, gjimnazi “Partizani”, procesi i numërimit nuk dihet sa zgjat. Mësimi bëhet në shkollën “Sevasti Qiriazi”./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit