Fushata zgjedhore është mbyllur zyrtarisht ditën e sotme, ku partitë politike kanë zhvilluar dhe takimet e fundit.
Të gjitha partitë kanë pasur një axhendë gjatë gjithë ditës, ku kanë zhvilluar nga disa takime me qytetarët dhe kanë dhënë premtimet e fundit.
Kryeministri Edi Rama, si drejtues I Partisë Socialiste zgjodhi që edhe këtë herë fushatën ta përfundonte jashtë Tiranës. Ai zhvilloi një takim në Durrës ku aty njoftoi se ishte takimi I fundit për 14 Majin.
Ndërkohë kreu I Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, fushatën e mbylli në Tiranë ku zhvilloi disa takime.
Edhe Sali Berisha dhe koalicioni “Bashkë Fitojmë” e përfunduan fushatën në një miting në Tiranë në sheshin “Nënë Tereza”./btvnews.al