E mërkurë, 4 Dhjetor, 2024

VIDEO – Gafa e dënueshme e kryebashkiakut të Matit: I pari është Edi Rama, janë 10 mijë vende bosh e pastaj vjen populli

Kandidati i mazhorancës për Bashkinë e Matit, njëkohësisht edhe kryebashkiaku aktual i këtij qyteti, Agron Malaj, ka bërë një gafë shumë të rëndë sot duke thënë se i pari në Shqipëri është Edi Rama, ndërsa pas tij janë 10 mijë vende bosh e pastaj vjen populli.

Me këtë deklaratë ai ka ofenduar të gjithë popullin, pasi ajo që thotë ai kuptohet se populli konsiderohet si qenie inferiore dhe Kryeministri superior mbi të gjithë.

Në fushat e tyre kanë spikatur. Por duhet të bëjmë dhe një analizë tjetër, kush është Edi Rama dhe Sali Berisha, kush është Edi Rama dhe Ilir Meta. Ka një diferencë shumë të madhe. Është Edi Rama, janë nja dhjetë mijë vende bosh, pastaj vjen populli, në fund fare janë ata.

Këta që kanë humbur rrugën e tyre e nuk dinë se çfarë thonë, janë bërë si të shushatur sot në bashkitë tonë, sepse e dinë që populli do të ecë përpara dhe është për zhvillimin. Nuk kemi kohë të shkojmë pas atyre që nuk njihen as kombëtarisht as ndërkombëtarisht, por janë një parti me 3 ndarje, njëri ka vulën, një Saliun, një voton tek Meta“, ishte kjo deklarata e Malajt, që mund të quhet dhe një gaë e rëndë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit