E martë, 3 Dhjetor, 2024

Zgjedhjet e 14 Majit, ambasada e SHBA thirrje partive politike dhe institucioneve

Ambasada e SHBA në Shqipëri ka reaguar për zgjedhjet e 14 Majit dhe u bën thirrje të gjitha partive politike dhe institucioneve që të sigurohen që dita e zgjedhjeve  të jetë shembull për zbatimin e ligjit.

Ambasada gjithashtu njofton se do të ketë vëzhgues në të gjithë vendin për të parë nga afër procesit.

DEKLARATA E PLOTË:

Të dielën, qytetarët shqiptarë do të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike më themelore – të votojnë për udhëheqësit dhe të ardhmen e tyre. Ambasada e Shteteve të Bashkuara u bën thirrje të gjitha partive politike dhe institucioneve që të sigurojnë që veprimtaritë zgjedhore të kryhen në përputhje me ligjin shqiptar dhe me standardet ndërkombëtare. Autoritetet shqiptare duhet të sigurojnë që zgjedhjet të jenë transparente, të lira dhe të sigurta. Ashtu si në procese të mëparshme, përfaqësues ndërkombëtarë, përfshirë nga ambasada e SHBA do të udhëtojnë përreth vendit si vëzhgues në zgjedhje. Zgjedhjet janë themeli i demokracisë. Drejtuesit e partive patën detyrimin të propozojnë kandidatë të pastër, të denjë për të përfaqësuar popullin shqiptar dhe tani vendimi duhet të jetë në dorën e qytetarëve. Siç kemi bërë gjatë tre dhjetëvjeçarëve të shkuar, Shtetet e Bashkuara do të mbështesin vullnetin e popullit shqiptar për demokraci të fortë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit