Shtetasi H. H. ka telefonuar sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe ka kallëzuar se ka dëgjuar një të shtënë si e armëve të zjarrit.
Nga verifikimet, si dhe nga kontrolli i imtësishëm i zonës, nuk është gjetur asnjë gëzhojë arme.
Sipas policisë ky shtetas nuk ka pranuar që të bëjë kallëzim në polici
Njoftimi i Policisë:
Dibër
-Rreth orës 23:30, shtetasi H. H. ka telefonuar sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe ka kallëzuar se ka dëgjuar një të shtënë si e armëve të zjarrit.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë nga ky shtetas.
Nga verifikimet, si dhe nga kontrolli i imtësishëm i zonës, nuk është gjetur asnjë gëzhojë arme.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, i është kërkuar shtetasit H. H. që të bëjë kallëzim në strukturat e DVP Dibër, por nuk ka pranuar.
Pavarësisht refuzimit të shtetasit H. H. për të bërë kallëzim, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon këqyrjen e vëndit të ngjarjes të pretenduar nga ky shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për vlerësim. /btvnews.al