E martë, 26 Nëntor, 2024

“Më mori kartën e identitetit”, qytetarja nga Bulqiza: Drejtori i Sigurimeve Shoqërore në Bulqizë më premtoi para në këmbim të votës

Gjyle Krosi nga Bulqiza ka treguar se drejtori i Sigurimeve Shoqërore në Bulqizë, Klodian Reçi i ka marrë asaj kartën e identitetit dhe se i është thënë se do t’i kthehet kur ajo të votojë.

Gjithashtu ajo është shprehur se Reçi në këmbim të votës, i ka premtuar para.

“Kur vish të japësh votën do të jap lekët më ka thënë. Kartën e identitetit e ka Klodian Reçi. Unë i thashë që më duhet karta, por më tha se kur të vish tek vota do ta jap. Edhe pse i thashë se nuk votoj. Shihni se si jam unë. Karta është e imja, por ma mori”, ka thënë ajo.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit