E enjte, 5 Dhjetor, 2024

Më përdhunoi”, pas denoncimit të vajzës, arrestohet 32-vjeçari në Durrës

Një 32 vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Durrës, pas kallëzimit nga një 24-vjeçare për përdhunim.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale A. Rr., 32 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka bërë kallëzim një 24-vjeçare, se shtetasi A. Rr. ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me të.

Vijojnë veprimet hetimore, për verifikimin e plotë të këtij kallëzimi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë, me të rritura”.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit