Një 29-vjeçar shqiptar është vrarë në Spanjë. Mediat spanjolle shkruajnë se trupi i të riut u gjet në një zonë të pyllëzuar, ndërsa krimi dyshohet se ka pasur si shkak një sherr për drogën.
Ngjarja ka ndodhur pas një përleshje në një plantacion marijuane në Can Fornaca, midis Riudarenes dhe Santa Coloma de Farners.
Hetimi nisi pas një denoncimi që ishte bërë për zhdukjen e 29-vjeçarit nga të afërm të tij.
Policia katalanase gjatë kontrolleve zbuluan një plantacion kanabisi dhe gjithashtu u arrestua një 52-vjeçar, shtetas spanjoll.
Më tej gjatë hetimeve, autoritetet zbuluan edhe vrasjen e të riut, trupi iu gjet në një zonë të pyllëzuar, ndërsa u raportua se kishte plagë dhe se ishte dhunuar për vdekje.
Autori kryesor për vdekjen e shqiptarit deri më tani është 52-vjeçari, pasi i ai e akuzonte të riun se i kishte vjedhur pesë euro. Pas sherrit mes tyre, dyshohet se 52-vjeçari e ka goditur shqiptarin me çekiç në kokë, duke i shkaktuar vdekjen dhe trupin më pas e la në pyll. /btvnews.al