Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, ka reaguar në lidhje me arrestimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
Ai është shprehur se një gjë e tillë është e papranueshme dhe se një gjë e tillë do të ndikojë në marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve.
“Është e papranueshme dhe e paimagjinueshme ajo që ka ndodhur me Fredi Belerin. Unë shkova në Himarë, isha i pari Kryeministër që vizitova këtë rajon dhe u zotova se Greqia do të ndihmojë gjithmonë pakicën etnike greke. Këtë ia kam bërë të qartë edhe Kryeministrit shqiptar.
Shqipëria duhet ta dijë shumë mirë se nëse një politikë e tillë do të vazhdojë, kjo do të ndikojë në marrëdhëniet tona dypalëshe dhe në rrugën e saj drejt BE. Nuk do të pranoj qëndrime të tilla në kurriz të pakicës greke, sidomos 48 orë para zgjedhjeve. Kjo do të ketë efekte në marrëdhëniet shqiptaro-greke dhe në rrugën e saj drejt BE-së për të cilën ne kishim deklaruar se do ta mbështesnim”, është shprehur Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis. /btvnews.al