Nëse gjithmonë keni menduar se nuk duhet të hani asgjë para se të flini, keni gabuar, molla është një nga frutat që ju mund ta konsumoni pa frikë para gjumit.
Sipas studimeve të fundit të bëra publike nga mediat ndërkombëtare, mësohet se molla është e këshillueshme që të konsumohet para gjumit pasi nuk do t’iu rëndojë në stomak.
Molla ka përmbajtje të lartë vitaminash dhe mineralesh, antioksidantë, polifenole dhe pothuajse fare yndyrë.
Vitamina C e mollës ndihmon shumë në uljen e presionit të gjakut, përmirësimin e frymëmarrjes dhe uljen e nivelit të sheqerit në gjak, duke ju relaksuar. Po ashtu, vitamina B6 ndihmon në djegien e yndyrave gjatë natës./btvnews.al