Në orën 07:00 të mëngjesit janë hapur qendrat e votimit në të gjithë vendin, ku mbi 3 milionë qytetarë kanë të drejtë për të votuar për krerët e ri të bashkive.
Qytetarët do të zgjedhin në 61 bashki, ku janë 144 kandidatë në garë. Në mbarë vendin janë ngritur mbi 5300 qendra votimi, ndërsa zgjedhjet dhe mbarëvajtja e tyre do të vëzhgohen nga mijëra vëzhgues vendas dhe të huaj.
Qendrat e votimit do të mbyllen në orën 19:00 të mbrëmjes, orar pas të cilit komisionerët e qendrave të votimit do të mbyllin kutitë me materialet zgjedhore shoqëruar me procesverbalet përkatëse./btvnews.al