Edhe pse populli egjiptian përgjithësisht i konsideronte mjekrën dhe mustaqet si mungesë higjiene, faraonët tradicionalisht mbanin mjekra false të bëra me qime dhie. Faraonëve egjiptianë u pëlqente gjithmonë të shfaqeshin me rrobat e tyre ekstravagante dhe stolitë e arta. Megjithatë, përveç gjithë kësaj shfaqjeje të jashtme, faraonët kishin një gjë të përbashkët; mjekrën e rreme.
Por pse e mbanin atë?
Sipas besimit egjiptian, perëndia Osiris e priste të ndjerin në jetën e përtejme. Osiris do t’i shfaqej të ndjerit me mjekrën e tij të madhe dhe të spikatur. Faraonët gjithashtu filluan të mbanin mjekra të rreme për t’i shtuar vetes këtë veçori hyjnore dhe për të mbajtur gjallë hyjninë e Zotit.
Në fakt, popullit egjiptian nuk e pëlqente shumë mjekrën; shumë egjiptianë ishin krejtësisht pa mjekër. Publikut nuk i pëlqenin mustaqet, mjekrat dhe vetullat e trasha për arsye higjienike dhe këtë e shikonin si mungesë higjiene.
Me këtë ide u pajtuan edhe faraonët, në fakt asnjëri prej tyre nuk kishte mjekër të vërtetë, por përkundër kësaj, ato mbanin mjekra të rreme në shenjë statusi dhe hyjnie, sikurse thamë edhe më sipër.
Mjekra, sipas tyre, ishte e lidhur me cilësi të tilla si: fuqia, maskuliniteti dhe fertiliteti. Ata mendonin se mjekra jepte përshtypjen e inteligjencës dhe përvojës për shkak të moshës, kështu që ishte e domosdoshme që faraonët të kishin mjekër.
Tradita e mjekrës së rreme nuk bënte dallime mes gjinive. Megjithëse shumica e faraonëve që sundonin Egjiptin ishin meshkuj, faraonët femra gjithashtu vazhduan traditën e mjekrës së rreme kur erdhën në pushtet.