Dashi- Influenca negative e Neptunit nuk do arrije dot te preke jetën sentimentale te çifteve sot. Si ju ashtu edhe partneri do e mbroni lidhjen qe keni krijuar dhe nuk do lejoni askënd t’ua prishe harmoninë.
Demi– Venusi do iu krijoje një ambient te ngrohte dhe mjaft romantik për jetën tuaj ne çift. Do ndiheni me te sigurt për lidhjen qe keni krijuar dhe do filloni te mendoni për te ardhmen.
Binjakët– Dashuria për te gjithë do ketë prioritet gjate kësaj dite. Pas një periudhe jo shume te qëndrueshme do bëni çmos qe te afroheni me tepër me partnerin tuaj dhe do dashuroheni ne mënyrë pasionate.
Gaforrja- Nuk iu pëlqen aspak te qëndroni ne qetësi dhe te prisni si do shkojnë gjerat ndërmjet jush me partnerin, përkundrazi do jeni plot energji dhe do e bëni me harmonik ambientin.
Luani- Për ata qe janë tashme ne nj lidhje te qëndrueshme do ndodhin gjera me serioze. Disa mund te vendosin te jetojnë bashke e disa te fejohen. Beqaret do kenë mundësi pa fund për takime, por do iu bien me shkelma dhe nuk do përfitojnë aspak.
Virgjeresha– Lumtura ne çift do mbizotërojë gjate gjithë ditës se sotme. Venusi do e mbroje lidhjen tuaj dhe do e shtoje komunikimin. Pritet me tepër bashkëpunim dhe sensualitet.
Peshorja- Dite e mrekullueshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do kuptoheni mjaft mire me atë qe keni ne krah dhe do përjetoni emocione te shumta. Nëse jeni ende vetëm duhet te përfitoni nga ftesat qe do iu bëhen për te dale neper takime.
Akrepi- Ndikimi i planetëve do jete mjaft pozitiv sot për jetën tuaj ne çift. Pritet një dite e bukur dhe e mbushur me komunikim. Askush nuk do arrije t’ua prishe bashkëpunimin.
Shigjetari– Sot do i tregoni edhe njëherë tjetër partnerit tuaj sa shume qe e doni. Ai nga ana tjetër do ketë menduar për një surprize te madhe dhe emocionuese.
Bricjapi– Veçoria me e mire e jetës suaj ne çift është sinqeriteti reciprok dhe bashkëpunimi. Edhe kur keni shume angazhime te tjera ju e gjeni kohen e duhur për ta kaluar me atë qe dashuroni.
Ujori- Ndikimi i yjeve ne planin financiar do jete i ndërlikuar. Nga njëra ane Saturni do sjelle probleme e mungese komunikimi dhe nga ana tjetër Urani do mundohet t’iu sjelle pak harmoni.
Peshqit– Dita e sotme do jete me e favorshme për ata qe janë vetëm sesa për çiftet. Meshkujt do e gjejnë menjëherë partneren e duhur, ndërsa femra do përjetojnë emocionet e ëndërruara qe ne takimin e pare me dike./btvnews.al