Fredi Beleri, kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ në Himarë ka fituar përballë socialistit Jorgo Goro. Ishte një garë kokë më kokë dhe duket se kutia e fundit i dha fitoren Belerit, i cili ndodhet pas hekurave nën akuzën e blerjes së votave.
Ndërkohë mbështetësit e tij, që kanë qenë numërues apo vëzhgues, kanë shpërthyer në lot gëzimi.
Ne tabelen perfundimtare te KQZ-së diferenca mes Belerit dhe Goros është 19 vota.
Ndërkohë, në këtë KZAZ ishte prezent dhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, i cili pas rezultatit pozitiv, u përqafua me mbështetësit e tij. /btvnews.al