E mërkurë, 4 Dhjetor, 2024

Tiranë, 47 kuti te numëruara nga 941/ Veliaj kryeson bindshëm përballë Këlliçit, Bejko në garë me Qorin

Ka nisur procesi i numërimit edhe në Tiranë, ku nga 941 qendra votimi në total, deri më tani janë numëruar 3 prej tyre.

Sipas rezultateve paraprake nga KQZ, kandidati i PS, Erion Veliaj ka marrë deri më tani 7293 vota, ose 56.32%.

Sakaq, kandidati i koalicionit “BF”, Belind Këlliçi ndjek në vendin e dytë me 4179 vota ose 32.27%.

Më tej kandidatët e partive të tjera, më konkretisht Arlind Qori i Lëvizjes Bashkë ka marrë 594 vota, Roland Bejko i PD-së me 634 vota.

Nga ana tjetër Lajla Përnaska e PDIU ka siguruar 101 vota, ndërsa Marko Dajti i Frontit të Majtë ka 149 vota. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit