E diel, 20 Prill, 2025

Automjeti del nga rruga e përfundon në humnerë, tre të plagosur, një prej tyre në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në Librazhd, në vendin e quajtur kthesa e “Lapidarit”.

Një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në humnerë.

Në automjet kanë qenë tre persona. I plagosur rëndë ka mbetur shtetasi me iniciale A. L., i cili për fat të mirë është jashtë rrezikut për jetën.

Në vazhdim pritet edhe një njoftim nga ana e policisë, për të mësuar më shumë detaje. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit