Numërimi i votave për Këshillin Bashkiak në Bashkinë Bulqizë është drejt fundit dhe tashmë panorama duket e qartë.
Partia Socialiste është forca që ka marrë numrin më të lartë të votave dhe rrjedhimisht do të ketë më shumë këshilltar në këtë bashki. Koalicioni “Bashkë Fitojmë” renditet i dyti dhe më pas janë disa parti me një numër të përafërt të votave me njëra tjetrën.
Po kush janë emrat fitues dhe që do të jenë këshilltarët e rinj bashkiak?
Partia Socialiste do të ketë 9 anëtarë: Gëzim Mehmet Xhafa, Greta Fatos Tançi, Brulind Mufit Sinani, Ravjola Rami Kaja, Ernold Bashkim Çupi, Valbona Azem Jani, Arben Fiqiri Çupi, Visjana Rrustem Limani, Endrit Ali Meta.
Koalicioni “Bashkë Fitojmë” do të ketë 3 anëtarë: Shaqir Mislaf Manjani, Silva Hajdar Duka, Veap Mejdin Halili.
Partia Agrare Ambientaliste 1 anëtarë: Shkëlqim Skënder Begu.
Partia Lëvizja e Legalitetit 1 anëtarë: Elker Murat Duriçi.
Aleanca Liberale e Djathtë 1 anëtar: Edmond Fiqiri Duriçi.
Partia Socialdemokrate 1 anëtarë: Sinan Elmas Cami.
Partia Demokratike 1 anëtarë: Ylli Rushit Xhafa.
Partia e Unitetit Kombëtar 1 anëtarë: Ndriçim Nijazi Sallku.
Partia Konservatore 1 anëtarë: Maringlen Luftar Dani
Partia Komuniste e Shqipërisë 1 anëtarë: Behar Beqir Cani.
Partia Ardhmëria Shqiptare 1 anëtarë: Munir Hamit Sinani./btvnews.al