E mërkurë, 22 Janar, 2025

Humbja historike e Shkodrës, Berisha: Kush mendon se tërhiqem, sheh veshin pa pasqyrë

Sali Berisha duket se nuk e njeh rezultatin e Shkodrës, aty ku për herë të parë që nga viti 1992 u thye bastioni i djathtë.
I pyetur nga gazetarët nëse do të dorëhiqet pas rezultatit të thellë në favor të PS-së, Berisha u shpreh se nuk do të tërhiqet para “bandave të krimit shtetëror”.

Shkodra votoi nën pushtim të vërtetë. Të gjitha pollet e kundërshtarëve tanë, por dhe tonat, e nxirrnin Bardh Spahinë 14 gjer në 16 pikë përpara.

Unë kurrë nuk tërhiqem para bandave të krimit shtetëror dhe joshtetëror.

Shkodra është shembulli më i shëmtuar, në të cilën u votua si në rrethim nga banda të Edi Ramës. Në Shkodër u përdorën sasi kolosale, dhjetëra milionë euro dhe jam i bindur se qytetarët e Shkodrës, pushtetin e krimit, nuk do ta pranojnë. Kjo është përgjigjja ime për ju.”-tha Berisha. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit