E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Italia përfshihet nga moti i keq dhe autoritetet japin alarmin e kuq, përmbytje dhe qindra të evakuuar

Moti i keq ka mbërthyer të gjithë Italinë. Mediat italiane bëjnë të ditur se është dhënë alarmi i kuq në Emilia-Romagna për shkak të rrezikut të përmbytjeve.

Mbi 900 njerëz u evakuuan në rajon, ndërsa disa rrugë janë përmbytur. Në Cesena, lumi Savio ka vërshuar në qendër të qytetit.

Operacione të shumta shpëtimi janë duke u zhvilluar. Disa persona në vështirësi, madje disa fëmijë dhe të moshuar të bllokuar në shtëpitë e tyre, u arritën nga forcat e rendit dhe të shpëtimit, por në disa raste edhe nga qytetarë të thjeshtë, duke notuar ose duke ecur në ujë deri në gjoks apo gjunjë. Makinat dhe oborret janë zhytur në ujë, si dhe një supermarket.

Shkollat ​​u mbyllën në Ravenna dhe Bolonja, ndërsa trenat janë pezulluar në Forlì, Rimini dhe Ravenna. Që nga mëngjesi, Rete Ferroviaria Italiana ka monitoruar situatën e motit dhe ngritjen e nivelit të lumenjve për të qenë në gatishmëri për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurinë maksimale./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit