E mërkurë, 22 Janar, 2025

“Me kokën ulur para demokratëve”, Tabaku reagon pas hubjes: Duhet të shohim nga vetja

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reazuar pas rezultatit zhgënjyes që mori opozita në 14 Maj. Në një postim në mediat sociale, Tabaku shkruan se demokratët duhet të pranojnë humbjen dhe gabimet e tyre fillimisht dhe mos të mohojnë faktet.

Po ashtu ajo shton se ndihet e turpëruar me demokratët dhe kërkon reflektim për këtë rezultat që është më i keqi në histori.

Sot, jam me kokën ulur para demokratëve, votuesve të djathtë e kujtdo. Nuk arritëm dot të japim një alternativë përbashkuese për PD, që pavarësisht kësaj sherrnajës që kush bën çfarë, i morëm për të mirëqenë se njerëzit do votojnë logon apo mitin me sy mbyllur.

Nuk mund të jetë zgjidhje dhe as alternativë mllefi! Nuk mund të jetë zgjidhje dhe alternativë përleshja e pakuptimtë që ka ndarë demokratët. Nuk mund të jetë zgjidhje apo alternativë izolimi i vazhdueshëm dhe fshehja pas alibive që nuk na bëjnë fitues, por na zvogëlojnë përditë.

Në çdo kuti votimi nga Vermoshi në Konispol, mesazhi i shqiptarëve dhe demokratëve është i qartë; Ne duhet të pranojmë gabimet tona duke e përdorur krenarinë tonë për të ndërtuar një PD ndryshe dhe jo për të mohuar faktet! Askush nuk mund të mohojë problemet me zgjedhjet si krimi, korruptimi, blerja e votës, presionet.

Por, ndryshe nga çdo herë tjetër, duhet të bëjmë së pari një vështrim nga vetja! Koha dhe humbjet e njepasnjëshme kanë treguar që denoncimet pa reflektim janë kthyer në bumerang elektoral. Prandaj, A-ja është bashkimi me një analizë se përse mbjellja e urrejtjes mes demokratëve nuk mbjell dot shpresën tek shqiptarët po dëshpërimin!

PD duhet të ringrihet nga hiri dhe duhet të jetë alternativë për shqiptarët. Nuk mund të jemi bojkoti i shqiptarëve kur mund të jemi lehtësisht alternativa e një shumice”, është ky reagimi i Tabakut./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit