E diel, 20 Prill, 2025

Rezultatet në bashkitë ku ka mbaruar numërimi për këshillat

Pas kandidatëve për kryetarë bashkie vijon numërimi i votave për këshillat bashkiakë. Numërimi ka mbaruar në 11 Bashki.

1-Fushë Arrëz: Ka 15 mandate për Këshill Bashkiak. Rezulton e para Partia Socialdemokrate me 13.22% të votave. E përkthyer në mandate, PSD ka fituar 3 mandate. Po njësoj ka fituar edhe PAA-ja që ka marrë 13.06% të votave. Partia Socialiste dhe Partia Kristian Demokrate kanë fituar nga 2 mandate. Ndërsa nga 1 mandat kanë marrë “Bashkë Fitojmë”, PDIU, ALD, PD dhe FRD.

2-Pukë: Ka 15 mandate në Këshillin Bashkiak. Edhe këtu kryeson PSD me 4 mandate. Partia Socialiste dhe Aleanca Arbnore Kombëtare kanë marrë nga 2 mandate. Nga 1 mandat shkon për “BF”, PD, FRD, PADSH, Partia Demokracia Sociale, Fronti i Majtë dhe Partia Balli Kombëtar.

3-Vorë: Ka 21 mandate në Këshillin Bashkiak. PS ka fituar 13 mandate, “BF” 4 mandate, PAA 2 mandate dhe nga 1 mandat kanë marrë FRD dhe PR.

4-Kamëz: Ka 41 mandate në Këshillin Bashkiak. PS ka fituar 19 mandate, “BF” 11 mandate, PD 3 mandate, PSD dhe FRD nga 2 mandate dhe nga 1 mandat PR, PAA dhe PLL.

5-Elbasan: Ka 51 mandate në Këshillin Bashkiak. PS ka fituar 28, “BF” 12 mandate, PD 7 mandate dhe nga 1 mandat PD, PSD, Partia e Gjelbër dhe PDIU.

6-Cërrik: Ka 21 mandate në Këshillin Bashkiak. PS ka fituar 11 mandate, “BF” 3 mandate, PD 2 mandate dhe nga 1 mandat Partia e Gjelbër, Aleanca Progresiste LZHK, PLL, PSD, PAA.

7-Pustec: Në këshillin bashkiak ka 15 mandate. PS ka fituar 5 mandate, “BF” ka fituar 4 mandate. 3 mandate i ka marrë Aleanca Maqedonasve për Integrimin Europian ndërsa nga 1 mandat ka shkuar për PSD, PAA dhe PDS.

8-Poliçan: Ka 15 mandate në Këshillin Bashkiak. PS ka fituar 13 mandate ndërsa “BF” dhe PD nga 1 mandat.

9-Kolonjë: Ka 15 mandate në Këshillin Bashkiak. PS ka fituar 10 mandate, “BF” dhe PAA nga 2 mandate ndërsa PR 1 mandat.

10-Libohovë: Ka gjithsej 15 mandate. PS ka fituar 8 mandate, “BF” 5 mandate dhe PD 2 mandate.

11-Këlcyrë: Ka gjithsej 15 mandate. 3 mandate i ka fituar PS, ndërsa nga 1 mandat kanë fituar “BF”, PDIU, PADSH, ALD, ADK, PR, Aleanca Progresiste LZHK, PAA, PD, PSD, LRE, PASH. /btvnews.al

 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit