Historia e dashurisë së Dafina Zeqirit dhe Dj Geek është ndër më të lezetshmet në showbiz-in shqiptar!
E nisën si shokë, si kolegë pune e më pas kuptuan se kishin kimi me njëri-tjetrin, jo nga ajo mes miqve por nga ajo me flutura në stomak, mes të dashuruarve.
Ia dhanë një shans njëri-tjetrit duke bërë ballë pengesa e vështirësi të shumta, kur dashuria ngatërrohet me punën e profesionin. U ndanë e u ribashkuan disa herë sepse nuk rrinë dot pa njëri-tjetrin, ashtu si Tom dhe Jerry!
Bëjnë ç’bëjnë, përfundojnë gjithmonë bashkë!
Së fundmi në media u përfol sërish ndarja e tyre e ndërsa disa besuan se ky ishte fundi, të tjerë shpresuan t’i shihnin sërish bashkë. Dëshira e këtyre të fundit u plotësua, sigurisht! Sepse “Tom” dhe “Jerry” s’rrinë dot larg, pavarësisht zënkave!
Nuk e dimë nëse këtë herë janë të lidhur apo janë “vetëm shokë” për momentin, por Dafina dhe Geek po qëndrojnë bashkë, siç e vërteton edhe kjo foto e shkrepur së fundmi.