E shtunë, 23 Nëntor, 2024

WhatsApp sjell risinë që të gjithë po e prisnin, tashmë mund t’i mbani mesazhet të fshehura

“Chat Lock” do të jetë i disponueshëm në ditët në vijim për përdoruesit e WhatsApp-it, kështu ka paralajmëruar kompania. Ky modalitet i ri i lejon përdoruesit që të kyçin bisedat që duan.

Chati që do të futet në kyç do të hiqet nga lista e përgjithshme dhe do të futet në një folder të veçantë ku mund të aksesohet vetëm me anë të të dhënave biometrike siç mund të jetë gjurma e gishtit apo skanimi i fytyrës, ose një fjalëkalim.

Për ta fshehur bisedën, mjafton ta mbani shtypur dhe nga menuja që do të shfaqet të zgjidhni “chat lock”.

Më pas, kur të doni të aksesoni mesazhet e mbrojtura do të duhet që të bëni identifikim biometrik ose të fusni fjalëkalimin. Sa i përket njoftimeve, ato do të vinë, por emri i dërguesit do të mbetet i fshehur./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit