E hënë, 17 Shkurt, 2025

Zgjedhjet e 14 Majit, KQZ publikon të dhënat zyrtare: Pjesëmarrja në votime ishte 38.22%

Pjesëmarrja në zgjedhjet e 14 Majit shënuan dhe një rekord negativ për sa i përket pjesëmarrjes së qytetarëve në votime.

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirian Celibashi, në një konferencë për mediat, ka bërë me dije rezultatet përfundimtare zyrtare në lidhje me pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Kryekomisioneri  ka bërë me dije se gjithsej kanë votuar 1.395.360 qytetarë, nga 3.650.658 zgjedhës në total. E përkthyer në përqindje, pjesëmarrja zyrtare në zgjedhje ishte 38.22 përqind./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit