Në Bashkinë Bulqizë numri i votave të pavlefshme nuk është shumë i madh krahasuar me bashki të tjera ku kjo shifër shkonte me mijëra.
Ky problem në këtë zonë ishte relativisht i vogël, pasi sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vota të pavlefshme për kryetarin ishin vetëm 475, ndërsa për Këshillin Bashkiak kjo shifër është pak më e lartë 835.
Për sa i përket votave të hedhura në kuti gabim, për kryetarin e bashkisë janë 3 vota, ndërsa për sa i përket këshillit është vetëm 1 votë./btvnews.al