E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Dasma në qershor, mësohen detajet të tjera rreth kurorëzimit të Arbana Osmani dhe Eduart Grishajt

Këtë Qershor,  Arbana Osmanit dhe Eduart Grishajt do të kurorëzojnë marrëdhënbien e tyre me një dasmë në Itali.

Së fundmi janë zbuluar detaje të reja nga ceremonia që do të kurorëzojë dashurinë e tyre. Armand Peza, njeriu që do merret me dekorin e dasmës zbuloi se dyshja i kanë vënë punët para dhe tha se do jetë një dasmë e vogël me familjarë e miq të përbashkët.

“Sigurisht që do veshi gjëra të bukura, i ka vënë punët përpara. Shoh dëshirën e madhe të të dyve për dasmën, si të Arbanës ashtu edhe Eduartit. Punohet qetë dhe me qejf me ta. I kam miq prej kohësh, ua njoh shijet, mi dinë gustot, mi njohin dallgët. Këtë verë është dasma.

Arbana dhe Eduarti kanë një rreth të gjerë shoqëror dhe nëse do bëhej në Shqipëri do ishte një event shumë i madh por fakti që po bëhet jashtë nënkupton që do jetë diçka shumë e vogël, familjare, si dhe disa miq të përbashkët të çiftit që janë shumë pak. Arbana është shumë e lidhur me shtëpinë dhe familjarët e saj dhe ka vendosur prioritetet në jetë, bën gjërat që shijon vetë”, tregoi ai.

Lidhja e Arbanës dhe Eduartit u zbulua nga publiku në shkurt të vitit 2019. Një vit më pas, në tetor të 2020-ës, ata u bënë prindër të një djali, Diellit./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit