DASHI- Një rritje e brendshme në nivelin sentimental do të jetë e nevojshme gjatë orëve të ardhshme. Do të duhet të bëni përpjekje për të kuptuar më mirë nevojat e partnerit. Mundohuni të shmangni shumë polemika, veçanërisht afër fundjavës.
DEMI- Këto ditë të para të javës do të jetë e pashmangshme përballja me disa probleme në dashuri. Mos u shqetësoni: do të arrini të zgjidhni gjithçka falë vendimit tuaj. Për sa i përket punës, disa situata do mund t’i planifikoni mirë, por mos u ndalni shumë, edhe sepse nuk keni gjithë këtë kohë.
BINJAKËT- Do të jeni kokëfortë me partnerin gjatë orëve në vijim. Keni vështirësi në marrëdhëniet me personat që janë pjesë e mjedisit tuaj, veçanërisht atij familjar. Kujdes nga marrëdhëniet me shenjat e Shigjetarit dhe Virgjëreshës.
GAFORRJA- Gjatë orëve në vijim nuk do t’ju mungojë forca dhe do mund të harroni çdo hidhërim. Në një farë mënyre do t’ju duhet të ‘detyroni’ karakterin tuaj të matur, duke iu dorëzuar pak impulsivitetit.
LUANI- Gjatë orëve në vijim do të kërkoni një person me të cilin do të flisni dhe do t’i ekspozoni problemet tuaja, pa marrë kritika. Nga qershori do të ketë një fazë rikuperimi në dashuri.
VIRGJËRESHA- Jupiteri është gjithmonë në një aspekt të shkëlqyer, por do t’ju duhet të përshtateni edhe me nevojat e të tjerëve, ndoshta edhe duke pranuar disa kompromise, nëse është e nevojshme.
PESHORJA- Gjatë orëve në vijim do të keni mundësinë të përjetoni disa emocione të rëndësishme. Nëse ndiheni vetëm ose të lënë mënjanë, mund të përfitoni nga një sensualitet i bukur për takime të reja.
AKREPI- Së shpejti mund të lindin dashuri të paparashikueshme dhe Hëna do t’ju japë një dorë gjatë fundjavës. Afërdita është e favorshme në fushën e miqësive. Për sa i përket punës, do t’ju duhet të rifitoni guximin.
SHIGJETARI- Periudha më e mirë për ndjenjat do të nisë nga qershori. Ndoshta jeni shumë të zënë me zgjidhjen e disa problemeve të punës që i keni mbartur prej disa kohësh.
BRICJAPI- Afërdita e nxjerr distancën edhe në çiftet më jetëgjatë. Për sa i përket punës, keni ambicie, por ato nuk arrihen në një kohë të shkurtër. Mund të vazhdoni dhe të vazhdoni me projekte të krijuara më parë.
UJORI- Gjatë orëve në vijim mund të pyesni veten nëse historia juaj e dashurisë është vërtet kaq e rëndësishme. Nga qershori do vihen në pikëpyetje të gjitha historitë e dashurisë, që kanë nisur me disa probleme.
PESHQIT- Mos vraponi pas situatave të pamundura, me njerëz që mund t’i komplikojnë gjërat. Venusi është mbështetës dhe ju lejon të zhvilloni një dashuri që është në zemrën tuaj./btvnews.al