E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Enkelejd Alibeaj: PD duhet të riorganizohet, të premten mblidhet Kryesia

Enkelejd Alibeaj në deklaratën e tij ku njoftoi dorëheqjen nga drejtimi i partisë dhe grupit parlamentar, kërkoi reflektim nga të gjithë dhe tha se PD duhet të riorganizohet.

Sipas tij vetëm me riorganizim PD mund të kërkoj të marrë pushtetin në vitin 2025 dhe tha se votat nuk duhet të kërkohen vetëm tek demokratët por tek të gjithë qytetarët.

“Partia duhet të riorganizohet në mënyrë kapilare, në bazë të parimeve demokratike, siç e kam theksuar vazhdimisht gjatë fushatës elektorale. Partia duhet të ketë rregulla të reja, parime të reja, për t’u ndarë nga e kaluara berishiste dhe për të ndërtuar një aleancë me potencial për 2025-en.

Ne do të duhet të kuptojmë se si t’u flasim jo vetëm demokratëve, por edhe atyre qytetarëve të zhgënjyer nga politika e 30 viteve, të cilët përbëjnë shumicën e heshtur në vend. Këtë, megjithatë, nuk mund ta bëjë një njeri i vetëm – qoftë ky edhe drejtuesi. Unë po largohem për t’i hapur rrugën një drejtimi kolegjial të partisë, në këtë fazë që hedh themelet për të ardhmen”, tha ai. 

Për vendimet se si do të riorganizohet PD, Alibeaj tha se ditën e premte në orën 12:00 do të mblidhet Kryesia e Partisë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit