E shtunë, 23 Nëntor, 2024

I vrau motrën me sëpatë, flet gruaja e autorit dhe tregon motivet e krimit makabër: U nxeh se nuk i hapi telefonin

58-vjeçari, Tefik Tashi, vrau me sëpatë kunatën e tij, 44-vjeçaren, Alma Qevanin. Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme në fshatin Kusarth të Elbasanit.

Bashkëshortja e autorit tregon se zënka ka lindur për motive të dobëta se “pse kunata nuk i hapi telefonin” e më pas konflikti ka degraduar deri në përdorimin e sëpatës.

Ajo thotë se kërkon që drejtësia të vihet në vend për vrasjen e motrës dhe se bashkëshortit të saj t’i jepet dënimi që meriton.

“Lindi konflikti pse nuk e hapte telefonin. Të dyja ishim aty. Nuk e mbanim dot më se ai ishte i fortë. Aty nuk kishte njeri. Nuk e di se kush e njoftoi ambulancën, por erdhi një polic e më pas ambulanca. E sollëm ne motrën deri para derës.

9Kërkojmë drejtësi dhe dënimin deri në fund që e ka hak. Nuk ka pasur konflike, as me mamanë dhe as me babain. U zu kot se pse nuk e hapi telefonin. Nuk ishte i alkoolizuar. Unë erdha nga puna. Do të ketë qenë tek shtëpia se ne nuk ishim aty”, tregoi ajo për mediat.

Pas disa orësh kërkimet, Policia njoftoi se e ka kapur autorin. Ai u gjet me sëpatë në dorë dhe me duart me gjak, duke u larguar me vrap./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit