Për ditën e sotme priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet nga 14 deri në 20 °C, në vendet e ulëta nga 11 deri në 22 °C dhe në vendet malore nga 7 deri në 17 °C.
Po ashtu mësohet se era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare./btvnews.al