Granit Xhaka mund ta kishte mbyllur aventurën me “topçinjtë” në mënyrën më të mirë, titullin, ndonëse përllogaritja i mban në lojë, shanset janë inekzistente.
Hendeku i largimit të lojtarit me origjinë shqiptare dhe përfitimet me sigurimin e pjesëmarrjes në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve i kanë vënë në lëvizje drejtuesit.
Deklan Rajs i Uest Ham shikohet si zëvendësuesi ideal i Xhakës. Mojes dhe “çekanët” nuk e lëshojnë pa të paktën 100 milionë euro, tregues se Arsenali i Artetës duhet të “shqyejë” thesin financiar, ndryshe nga sa është prezantuar në merkatot pararendëse rreth një kuotë të tillë për një futbollist specifik.
Po ashtu kanë dalë në dritë edhe përfitimet e mundshme të Rajsit nëse zgjedh Arsenalin, 345 mijë euro në javë.