Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale facebook ka sjellë në vëmendje stërvitjen e përbashkët drejtuar nga Komanda Europiane e SHBA, ku do të demonstrohen aftësitë ndërvepruese të Shteteve të Bashkuara me ushtritë aleate dhe partnere të NATO-s
Sipas kreut të qeverisë Shqipëria, si partner i besueshëm luan një rol kyç në këtë stërvitje të rëndësishme.
“Nis stërvitja e përbashkët shumëkombëshe drejtuar nga Komanda Europiane e SHBA, ku do të demonstrohen aftësitë ndërvepruese të Shteteve të Bashkuara me ushtritë aleate dhe partnere të
Shqipëria, si partner i besueshëm dhe si nyje strategjike e sigurisë rajonale, do të luajë një rol kyç në këtë stërvitje të rëndësishme, duke treguar angazhimin tonë maksimal për paqen dhe stabilitetin në rajon Defender 2023”, shkruan Rama. /btvnews.al