Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan, njoftoi ditën e djeshme zgjatjen e marrëveshjes së grurit në Detin e Zi edhe për dy muaj.
Lidhur me këtë lajm të mirë reaguar edhe kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Twitter.
Ai uron Erdoganin për rolin e tij vendimtar në këtë çështje dhe shton se sigurimi i një furnizimi të pandërprerë jetik të drithërave në tregjet botërore.
“E mirëpres rinovimin e Iniciativës së grurit të Detit të Zi edhe për dy muaj të tjerë. Unë përsëris urimet e mia për Erdogan për rolin e tij vendimtar. Sigurimi i një furnizimi të pandërprerë jetik të drithërave në tregjet botërore është me rëndësi kritike për sigurimin e sigurisë ushqimore në mbarë botën“, shkruan Rama./btvnews.al
I welcome the renewal of the Black Sea Grain Initiative for another two months. I reiterate my congratulations to @RTErdogan for his crucial role. Ensuring an uninterrupted vital supply of grain to the world markets is of critical importance to ensuring food security worldwide. pic.twitter.com/9rQUrPkJBh
— Edi Rama (@ediramaal) May 18, 2023