Me mbërritjen në finale zikaltrit kanë arkëtuar vetëm nga UEFA (pa përfshirë të ardhurat nga shitja e biletave) mbi 98 milionë euro, duke përfshirë bonuset e pjesëmarrjes, renditjen historike, “marketpool” dhe shpërblimin për rezultatet.
Të ardhurat e deritanishme kishin shkuar në mbi 82 milionë euro, por kualifikimi në finale solli edhe 15.5 milionë euro, ndërkohë që triumfi në finale vlen 4.5 milionë euro.